Të veshur me veshje kombëtare e të stolisur me simbole të shtetit të Kosovës, nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”, dje kremtuan 11 vjetorin e Pavarësimit të vendit. Në ambientet e këtij kolegji në Prishtinë, nxënësit kishin pregaditur valle, recitime e skeçe të ndryshme, përmes së cilave shprehnin dashurinë që e kanë për vendin. “Më e bukura që unë kam me bë është se kam me kërcy vallën e rugovës dhe ka me pikturu, jam shumë e emocinouar se sot Kosova mbush 11 vite”,tha Amela Elezi, nxënëse. “Kam me këndu, dhe ka me pikturu të gjitha këto po i bëjmë për përvjeotrin e shtetit të Kosovës, jam i emocionuar shumë për këtë ditë”, tha Eron Shaqiri, nxënës. Një...
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze Grammy, që jepen nga asociacioni i botuesve muzikorë të SHBA-ve , mbrëmë...
Po ngjitet shkallëve të ordinancës, për të ardhur në vizitë të rregullt tek stomatologu. Por, 18 vjeçaren Eloida Alija nga Ferizaj, e cila është e prekur me sindromën down, aty po e pret një befasi. Në ordinancën “Briliant Dent”, Eloidën e befasuan familjarët dhe miqtë e saj, të cilët ishin mbledhur aty, porse akoma nuk dihej arsyeja. Befasia më e madhe...
Të rinjtë ferizajas sot kanë themeluar Kuvendin e tyre, që do të udhëhiqet nga Vanesa Sadriu, e cila, pas një procesi zgjedhor, arriti të marrë 30 vota të kuvendarëve të rinj. Vanesa si kryetare e re e Kuvendit të të Rinjve, tha se ajo ka disa objektiva që synon t’i arrijë përmes këtij kuvendi, të themeluar për herë të parë në Ferizaj. “Jam shumë e lumtur që sot deputetet e kuvendit të rinjve të Ferizajt më kanë emëruar kryetare e këtij kuvendi dhe shpresoj që besimin që e kanë pasur në mua do u’a kthej me shumë punë e dinjitet. Kam mendu me pas një plan- program vjetor të punës, ku kemi me pasur së paku një aktivitet në muaj, këto aktivitete kanë me pasur për baz ngritjen dhe fuqizimin e të rinjve për pjesmarrje gjithashtu edhe ligjin për rini, që me u njoftë puna vullnetare si përvoj pune”,tha Sadriu. Kastriot Luma, Kryetar i Kuvendit të Rinjve të Kosovës, tha se formimi i këtij kuvendi, do ketë...
Organizata joveveritare INPO, ka reaguar në lidhje me një kontratë që komuna e Ferizajt e ka nënshkruar me një operator ekonomik për sherbime të mirëmbajtjes së...
Më 18 janar të këtij viti, Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, ka pranuar në punë një mësidhënëse për art figurativ në shkollën fillore “Gjon Serreçi “, për të cilën gjë pat ankesa nga kundërkandidatët. Laura Brahimi, e cila ishte kandidate për këtë pozitë, thotë se i është bërë e padrejtë në këtë konkurs, pasiqë sipas saj, për dhënien e lëndës edukatë figurative, kjo drejtori i ka dhënë përparësi...
Administrata Tatimore e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka arritur që gjatë vitit 2018, të grumbullojë afro 16 milionë euro, mjete këto të cilat i kanë shkuar buxhetit të shtetit nga taksapaguesit Ferizajas, duke mos përfshirë në këtë shifër edhe tatimpaguesit e mëdhenj që operojnë në këtë komunë. Por nga Ministria e Financave është kërkuar që kjo vlerë për vitin 2019 të rritet për 16 %, pasiqë qeveria e...
Këshilli i prindërve i Ferizajt, ka kërkuar nga prindërit që të hënën t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla. Visar Islami, nënkryetar i këtij këshilli në Ferizaj, tha se edhe nëse nuk do të arrihet një marrëveshje mes institucioneve dhe SBASHK-ut, të hënën nxënësit duhet të paraqiten në shkollë. “Kemi pasur takime të shpeshta, kemi diskutuar edhe me SBASHK-un në nivel lokal, kemi pasur takime të rregullta me ta, jemi përpjekur, jemi munduar që të gjendet një zgjidhje me ministrinë dhe SBASHK-un, mirëpo prapë nuk është arritur ai qëllim. SBASHK-u nuk tërhiqet nga kërkesat e tyre, ministria u ka ofruar atë mundësi që e ka, por ne si këshill i prindërve apelojmë tek SBASHK-u që të fillojnë me mësim ditën e hënë dhe nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë pjesë e mësimit. Ne po kërkojmë që të hënën të jetë mësim i rregullt dhe të fillojë procesi mësimor. Kjo thirrje është edhe për mësimdhënësit edhe prindërit” tha Islami. Islami shprehet se është tejet shqetësuese humbja e kaq shumë orëve mësimore, por sipas tij, dhe më...
Kryetari i ri i klubit të futbollit “Ferizaj”, Mustafë Grainca, i cili pardje u zgjodh në këtë detyrë, të cilën më herët e kishte ushtruar Sadush Rysha, thotë se si...
Ashtu sikurse klasat e shkollave që mbetën të zbrazura pa nxënës, zbrazti e ngjashme po mbretëron edhe në ambientet e çerdhes publike “Ardhmëria Jonë” të Ferizajt. Gjendja e krijuar nga greva nuk po u pëlqen edukatoreve, e sidomos jo atyre që janë edhe prindër me fëmijë të vegjël. Afërdita Jashari, e cila përkujdeset për fëmijët e të moshave 2 dhe 3 vjeç, thotë se ambienti i çerdhes pa fëmijë asaj i duket i zymtë. “E vështirë është për prindërit por edhe për neve si edukatore, prandaj kërkoj që të bëhet një zgjidhje sa më shpejt pasi greva është e dëmshme për të gjithë edhe për fëmijët edhe për nxënësit edhe për prindërit dhe vet neve punonjësit. Ne të gjitha jemi nëna, me ardhë me qëndru këtu pa punu, pa fëmijë është e mërzitshme dhe është monotone”,shprehet Jashari. Edhe Kryetare e Sindikatës në çerdhen “Ardhmëria jonë” Flora Abdullahu, thotë se kjo situatë nuk po iu pëlqen as atyre, por se janë të vendosur të qëndrojnë në grevë deri sa të realizohen kërkesat e tyre. “Ne ndjejmë shumë keqardhje nga prindërit, e dimë se e kanë shumë të ëvshtirë me u gjind në këto situate, këkrojm një mirëkuptim dhe një mëbshtetje nga ta. Ne nuk kemi pasur presion nga ta por ne vet...
Qazim Samakova, një banor i Komunës së Vitisë, e ka një hall: Ka një kontest pronësor me një të afërm të tij, dhe pasiqë nuk arriti...
Gjersa mësimdhënësit kanë hyrë në javën e dytë të grevës, me kërkesë për nivelizim të pagave me sektorët e tjerë, disa veteranë të arsimit në Ferizajt, japin mendime të ndryshme për bllokimin aktual të procesit arsimor në Kosovë. Ramadan Ramadani dhe Enver Zhinipotoku, tani pensionistë, thonë se greva e mësidhënësve është e arsyeshme, pasiqë sipas tyre, ata janë nënçmuar me koeficientin që u është caktuar nga Qeveria. Por në anën tjetër, ata thonë se të dyja palët duhet të gjejnë një kompromis, në mënyrë që...