Ekrem Mustafa nga Ferizaj emërohet ministër i MPB

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka konfirmuar emërimin e dy ministrave nga AKR, atë të Planifikimit Hapësinor dhe tjetrin të Punëve të Brendshme. Sipas nënkryetarit të AKR-së, Fatmir Matoshi, i cili njëherësh u emërua Ministër i MMPH-së, nga sot Minisitrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës do ta drejtojë kolegu i tij Ekrem Mustafa nga Ferizaj, me profesion mjek.

Ndryshimet në këto dy resore ndodhën pas dorëheqjeve apo lirimeve nga detyra të ish ministrave Albena Reshitaj dhe  Bejtush Gashi, të cilën së fundmi drejtuan këto ministri. Ekrme Mustafa do të jetë minisitri i tretë me radhë i punëve të brendshme në qeverinë Haradinaj, që nga votimi i saj para 13 muajsh.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90