Fehmi Hoxha, fitues i çmimit “Gursel Sylejmani”

Në galerinë e arteve në Ferizaj, në kuadër të organizimeve për Ditën e Pavarësisë, sonte është hapur ekspozita tradicionale ‘’Gursel Sylejmani”.
Në prani të dhjetëra artdashësve, u nda edhe çmimi “Gursel Sylejamani”, me të cilin sivjet u nderua Fahmi Hoxha, artist nga Rahoveci .

Kryetarja e Shoqatës së Artistëve Figurativ ”Zef Kolombi” Pranvera Sylejmani, e cila është edhe bija e dëshmorit Gursel Sylejmani, tha se për këtë çmim kanë konkuruar 70 artistë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

“ Në këtë ekspozitë konkurruan një numër mjaft i mirë i konkurrentëve artistë nga Kosova, numri ishte mbi 70 veta, ndërsa sonte pjesëmarrës janë 60-të. Të vështirë e ka pasur komisioni, sepse komisionin që e kemi zgjedhë kanë qenë komplet të pavarur nga ne organizatorët. Kanë pasë mjaft punë, sepse numri i aplikuesve ishte shumë i madh. Jam shumë e lumtur sidomos që sonte po shoh shumë të rinj, po shoh edhe nxënës së shkollës së artit që janë edhe nxënës të mi, që po më bëjnë me u ndje krenare që janë sonte këtu. “ u shpreh kryetarja Sylejmani

Kurse nga përfaqësues nga drejtoria e kulturës, thanë se ekspozita tradicionale”Gursel Sylejmani”, i jep madhështi aktiviteteve që komuna po organzion për nder të festës së Pavarësisë.


Siç e keni pa në kalendarin të cilin e kemi publikuar në aktivitet në kuadër të manifestimit të Pavarësisë, 11 vjetorit të Pavarësisë. Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe ekspozitës tradicionale ku ndahet çmimi “Gursel Sylejmani”. Natyrisht është bë një punë e mirë edhe nga shoqata dhe nga stafi i galerisë, qendrës kulturës, drejtorisë së kulturës edhe është bë një punë e mirë gjithashtu edhe nga komisioni i cili ka përzgjedhë këto punime sepse është e vështirë për shkak që ka punime nga gjithë Kosova, ka punime nga artistë profesionistë dhe është një punë e vështirë. Mendoj që një ekspozitë e tillë, i jep edhe më shumë një sharm festës sonë edhe sidomos traditën që po e ruajmë me këtë ekspozitë. “ – deklaroi Sabri Pajaziti

Fehmi Hoxha, fitues i sivjetëm i çmimit tradicional Gursel Sylejmani”, u shprh e për të nderimi me çmimin “Gursel Sylejmani” është e arritura më e madhe në karrierën e tij.

”Është një peisazh, një kompozicion abstrakt, me një teknologji komplet ndryshe, është një stil i veçantë, teknologji e veçantë, teknikë e veçantë. Punoj që nga viti 2002 në këtë teknikë dhe kjo është avancuar, dhe fatbardhësisht sot e paskan përzgjedh këtë punimin tim, gjë që jam falenderues. Është kënaqësi për pavarësi çmimi “Gursel Sylejmani” për të cilin kam dëgjuar shumë” – u shpreh Fehmi Hoxha

Ekspozita tradicionale “Gursel Sylejmani”, do të qëndrojë e hapur dhjetë ditë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90