Connect with us

Ferizaj

Dhurohen topa për shkollat e Ferizajt

Published

on

Dëshira për t’u marrë me futboll dhe për t’u bërë një lojtar i shkëlqyer nis qysh nga shkolla filllore.

Zbulimin e talentëve të futbollit që në moshë të hershme e ka për synim trajneri  i klubit të futbollit “Vizioni” në Ferizaj, Qerim Shaqiri, i cili mori inciativë që të dhuroj 40 topa për disa shkolla të Ferizajt dhe një të Shtimes.

 Shaqiri, thotë se kjo iniciativë erdhi duke e parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen shkollat e Ferizajt sa i përket lëndës së edukatës fizike. Ai tha se topat  janë të shfrytëzuar, por që janë kualitativ.

“Fillimisht diku 5 topa i kam dërgu në shkollën në Petrovë të Shtimes dhe kjo inciativë është marrë bashkë me Ahmet Petrovën i cili dërgoi disa ekzemplarë të romanit të Bardh Frangut dhe duke iu bashkëngjitur atij karavani të shpërndarjes së romanit mora inciiativën që edhe unë të dërgoj disa topa të cilët janë të shfrytëzuar 30%. Më pas kam fillu brenda shkollave të qytetit, në shkollën ”Astrit Bytyqi” i kam dërguar 5, 5 topa i kam dërguar në ”Vezir Jashari”, njëjtë i kam dërguar edhe në “Gjon Serreçi”, po ashtu edhe në shkollën në Bibaj dhe shkollën “Naim Frashëri” atje kam dërguar më shumë pasi është shkollë e bashkëngjitur nëse nuk gabohem“, tha Shaqiri.

 Shaqiri, tha se këta topa i janë sjellur atij nga miq që jetojnë ne diasporë.

“Duke marrë parasysh gjendjen nëpër të cilën po kalon arsimi, përkatësisht arsimtarët e edukatës fizike dhe shëtitjet që i bëjë nëpër shkolla  duke mbledhë talentë dhe talente e kam parë që gjendja është e keqe sa i përket rekuizitave të topit dhe kjo më ka shtyrë që të ndërmarrë këtë inciativë. Realisht nuk e kam fuqinë të bëj një donacion të tillë, pasi unë ekzistoj vetëm me lojën e futbollit, por për me ndihmu dikënd duhet me lënë keq diçka. Këta topa i kanë sjellur shokët e mi nga diaspora dhe janë topa kualitet që unë i falënderoj ata që më kanë ndihmuar dhe atë donacion unë e kam përcjellur, nuk kam dashur ta mbajë në sirtarët e klubit”, tha Shaqiri.

E, për gjendjen  në të cilën janë shkollat e Ferizajt sa i përket mjeteve të edukatës fizike, tregon arsimtari i kësaj lënde Rrahman Kurti. Kurti tha se në shkollën fillore “Gjon Serreçi”,një vit nuk kanë pasur top të futbollit.

“Do të falënderoj trajnerin Qerim Rusi, i cili ka marrë iniciativë që t’ua dhuroj shkollave nga 5 topa dhe ne e kemi pitur shumë me dëshirë, pasi shkollat ku punojmë ne po kemi shumë telashe me rekuizitat sportive, e në veçanti me topa të futbollit e volejbollit. Unë punoj edhe tek shkolla ”Gjon Serreçi”, atje ka shkuar 1 vit dhe nuk kemi pasur asnjë top, ka qenë shumë problematike për ne pasi ka qenë dashtë të marrim nga shtëpia topa dhe kemi mbajtë orën ashtu siç kemi mundur”, tha Kurti.

Probleme me mungesën e pajisjeve të nevojshme për lëndën e edukatës fizike kanë shumica e shkollave të komunës së Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending