Connect with us

Botë

“The Martian” po bëhet realitet

Published

on

       Kompania amerikane SpaceX dje e kreu me sukses testin e parë të fluturimit në lartësi të prototipit me numër serik 8 (SN-8) të anijes hapësinore Starship, e cila gjatë fluturimit prej 6’42” arriti lartësinë prej 12.5 kilometrash, duke e kryer edhe manovrimin kritik të quajtur “Rrotullim i belit”(Belly Flop), për tu shpërbërë gjatë aterrimit në pikën e planifikuar, si pasojë e presionit të ulët në bombolën furnizuese të derivatit.    

Prototipi i çeliktë SN-8 u ngrit në lartësinë prej 12.5km. (Burimi:SpaceX)

    Testi mbrëmshëm i prototipit të anijes 50 metërshe të ndërtuar nga çeliku special, e të pajisur me tre super-motorët Raptor, paraqet një hap të madh për zhvillimin e mëtutjeshëm të programit hapësinor të SpaceX drejt kolonizimit të planetit Mars. Themeluesi i kësaj kompanie, inovatori Elon Musk pas këtij testi, në Twitter lansoi cicërimën me plot optimizëm “Mars, ne po vijmë”.

   Funksionalizimi i plotë i anijes hapësinore  “STARSHIP”, me shkallën e parë të raketës ngritëse Superheavy do të shënojë ndërtimin e mjetit fluturues më të fuqishëm në botë, me mundësi të ngritjes rekorde të peshës prej 100  tonelatash në orbitën e ulët të tokës.

Manovra kritike “Belly Flop” e SN-8 gjatë rënies së lirë para rrotullimit për aterrim (Burimi:SpaceX)

  Në ndërkohë “SPACEX”, krahas misioneve të rregullta me raketën Falcon-9,  është duke punuar paralelisht në ndërtimin e 8 prototipeve të tjera të “STARSHIP”, të cilat do të shërbejnë si bazë për ndërtimin e anijeve për fluturime orbitale, anijeve tanker, dhe anijeve për udhëtime ndërplanetare me ekuipazh.  

Fluturimin e plotë të SN-8 mund ta shihni në këtë link në Youtube.com:

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending