Connect with us

Ferizaj

Rritet vetëdijësimi i qytetarëve për t’i kthyer paratë e gjetura

Published

on

Gjetja e parave në rrugë dhe kthimi i tyre tek pronari janë shtuar si raste kohëve të fundit në komunën e Ferizajt.

Kështu ka vepruar edhe i riu Adonis Gashi nga Ferizaj, i cili pasi ka gjetur një portofol  me para në rrugë, e ka dorëzuar në polici.

“Kam qenë duke shku në qytet dhe e kam parë në trotuar kuletën, e kam marrë e kam shiku mos është e ndokujt aty afër, por e pashë që nuk po  e njoh personin, kam prit 3-5 minuta mendova mos po vjen me marrë e më pas u nisa në polici bashkë me vëllain”, tha Gashi.

Kuleta e humbur ishte e Idriz Aliut nga Ferizaj, i cili thotë se vlera e parave që ishin qenë në të nuk ka qenë e lartë, por thekson se ndihet i mahnitur nga gjesti i këtyre dy të rinjve.

“Së pari i falënderoj prindërit e këtij djali të cilët e kanë edukuar këtë djalë në këtë mënyrë. Mua më ka humbur portofoli, shuma nuk ka qenë shumë e madhe diku 70 euro, por i kam pasur aty të gjitha dokumentat. Kuleta më ka humbur para një butiku, kam ardhë në qytet me ble diçka dhe kur kam hy me kry pagesën nuk i kam pas paratë, kam shku në shtëpi e kam kërku por s’ka qenë, më pas jam drejtu për në polici, duke shku më ka thirrur policia më ka lajmëru se ma kanë gjetë kuletën dy djem të ri. Kërkesa ime është për të gjithë qytetarët që me vepru kështu, jo vetëm pse mua më ndodhi”, tha Aliu.

Policia thotë se  ky është rasti i tretë brenda dy muajve që qytetarët i dorëzojnë paratë e gjetura në rrugë tek policia.

“Kohëve të fundit në regjionin e Ferizajt kanë ndodhur disa raste kur qytetarët kanë gjetur portofole me të holla  e dokumnete dhe falë gatishmërisë së tyre kanë ardhë dhe i kanë raportuar në polici. Rasti i fundit ka ndodhur para dy dite ku një qytetar e ka humbur portofolin dhe dy vëllezër e kanë gjetur dhe menjëherë e kanë raportuar rastin në polici. Është ky rasti i tretë brenda dy muajve që ka ndodhur”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Policia e Kosovës bëri thirrje tek qytetarët që të vazhdojnë të jenë shembull i bashkëpunimit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending