Shkruan: Egzona Ilazi

Varësia e nxënësve nga teknologjia viteve të fundit është në rritje të vazhdueshme dhe ajo dita ditës është bërë trend apo pjesë e domosdoshme e jetës.

Të gjithë jemi dëshmitarë se sa të aftë janë fëmijët tanë për të përdorur lojërat elektronike, telefonat celularë nga më të sofistikuarit, kompjuterat dhe paisje të tjera elektronike. Por akoma më të aftë janë ata që prodhojnë programe, lojëra për fëmijë, e reklama apo produkte, të cilat shtojnë kuriozitetin dhe vullnetin e fëmijëve për t’i njohur e përdorur ato më tej. Këto të reja teknologjike, natyrisht, që kanë një kosto për familjet tona, kosto këto që shpesh herë nuk janë vetëm ekonomike. Sigurisht, të lindur nën frymën e një bote ku çdo gjë është një klikim larg, nxënësit  janë target grupi më i ndjeshëm ndaj këtij fenomeni.

Nxënësit e moshës digjitale vijnë në shkollë me njohuri, gjykime, opinione dhe pyetje të marra nga burime të pafundme digjitale të informacionit të cilat mësuesi duhet t’i konsiderojë si pjesë të kurrikulës në tërësinë e saj. Mirëpo përdorimi masiv e nganjëherë i tepruar i teknologjisë nga fëmijët po dërgon edhe në rezultate tjera jo fort të mira. Fëmijët janë ajo pjesë sociale që është më shumë e lidhur me mjetet elektronike dhe që është në të njëjtën kohë është duke përfituar dhe duke pësuar prej kësaj epidemie masive elektronike.

Padyshim kur flasim për pasojat nuk duhet t’i ndajmë nga përfitimet. Përfitimet e fëmijëve nga kjo lidhje deri në varësi nga mjetet dhe lojrat elektronike janë të dyanshme. Nga njëra anë kemi një proces të përshpejtuar të zgjerimit të njohurive dhe akselerimit të dijeve nga fëmijët.

Por nga ana tjetër duket se po shfaqen deformime fizike dhe sociale të cilat po dëmtojnë rrjedhjen e natyrshme të fëmijërisë në jetën reale dhe të “lojësreale”. Ndërkaq, hulumtimi1 i realizuar pikërisht me këtë temë nxjerr në pah se pjesa dërrmuese e nënësve që kanë marrë pjesë në hulumtim e saktësisht 60% e tyre janë përgjigjuë se mendojnë se realisht përdorimi i tepërt i kompjuterit ka ndikuar negativisht tek ta dhe vetëm njq përqindje e vogel prej 17% konsiderojnë se ndikimi negativ është relativ, dhe 23% e tyre kanë vlerësuar se nuk ka aspak ndikim ngativ por vetëm pozitiv sepse teknologjinë e kanë përdorur vetëm për mësim.

Por jo vetëm 55 % e nxënësve janë përgjigjur se shpesh e përdorin internetin për t’i kryer detyrat e shtëpisë dhe mësim shtesë, 40 % e nxënësve janë përgjigjur se nganjëherë e përdorin internetin për t’i kryer detyrat e shtëpisë dhe mësim shtesë dhe 5 % e nxënësve janë përgjigjur se asnjëherë nuk e përdorin internetin për t’i kryer detyrat e shtëpisë dhe për mësim shtesë. Si përfundim ekzistojnë padyshim alternativa të cilat mund të përdoren për të të zvogëluar ndikimin negativ që teknologjija ka, e që ndër tjera janë:

  • Organizimi i aktiviteteve ditore, duke iu dhënë rëndësi mësimeve dhe detyrave të shkollës e pastaj qëndrimit në internet.
  • Ndërgjegjësimi i nxënësve për orët e tepërta të kaluara në internet.
  • Mbajtja shënim e orës së qëndrimit në internet
  • Zhvillim veprimtarish social-kulturore që do të mundësonin pjesëmarrjen e nxënësve më pranë natyrës, sportit apo cultures duke bërë kështu që koha active e nxënësve të kalojë më shumë jashtë komunikimit virtual dhe më pranë atij real me shokë dhe shoqe.

Të ngjashme

Të tjera