Në 24 orët e fundit në Kosovë 1 person ka humbur jetën kurse u regjistruan 930 raste me covid 19 të cilat rezultuan pas testimit të 2 mijë e 779 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 1 mijë e 479 pacientë.
Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 260 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 175 qytetarë kanë humbur jetën.
Në 24 orët paraprake janë administruar vetëm 65 doza të vaksinës kundër covid 19 kurse prej fillimit të vaksinimit mbi 824 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza.