Connect with us

Arbëri

Përfundon biseda trepalëshe, vazhdojnë takimet ndaras me BE-në

Published

on

Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Siç mëson Radio Evropa e Lirë do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës./REL

Arbëri

Shqipëria arreston 18 persona nën dyshimet për zjarrvënie

Published

on

Autoritetet në Shqipëri i kanë arrestuar 18 persona, nën dyshimet për zjarrvënie në pjesë të ndryshme të vendit.

Prej mesit të qershorit, mbi 12.000 hektarë, përfshirë pyje dhe ullishte, janë dëmtuar si pasojë e zjarreve që janë përhapur në këtë vend të Ballkanit, sipas grupeve për mbrojtje të ambientit.

Disa dhjetëra zjarre kanë shpërthyer në ditët e fundit, disa prej tyre jo shumë larg bregdetit plot me turistë.

“Zjarrvënia nuk është thjesht krim – është kërcënim për jetën, natyrën dhe të ardhmen”, ka thënë Ministria e Brendshme e Shqipërisë përmes një deklarate të martën.

Ata që shpallen fajtorë për nisje të qëllimshme të zjarreve mund të dënohen me pesë vjet burgim, “mirëpo nëse zjarri shkakton dëm të konsiderueshëm material dhe ka pasoja serioze në jetën dhe shëndetin e njeriut, Kodi Penal parasheh dënime prej 10 deri në 15 vjet”, ka thënë ministria.

Për disa zjarre aktive është raportuar edhe të martën në Shqipëri, teksa vendi është në pritje të ulje të temperaturave, çka do të lehtësojë punën e ekipeve të zjarrfikësve.

Gjithë rajoni i Ballkanit ka regjistruar temperatura në deri 40 gradë Celsius në ditët e fundit.

Edhe në Kosovë është raportuar për disa zjarre aktive.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent më 28 korrik, ekipet e agjencisë i kanë raportuar 29 vatra zjarri dhe prej tyre 23 janë lokalizuar, ndërsa gjashtë kanë mbetur aktive.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë janë regjistruar 94 zjarre, të cilat kanë djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Arbëri

Tirana dhe Kruja lëkunden nga një seri tërmetesh

Published

on

Një tërmet me 4.2 shkallë të Rihterit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Qendra Sizmologjike ka njoftuar se tërmeti  regjistrua  në orën 05:04 minuta me epiqendër 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 8 kilometra në jugperëndim të Krujës.

Më pas janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të ulët,  ku e fundit u regjistrua  në orën 10:05 minuta me intensitet  2.0 shkallë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje për dëme të mundshme.

Continue Reading

Arbëri

Qyteti i Ohrit lëkundet nga tërmeti

Published

on

Maqedonia e Veriut, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit.

Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit, që u regjistrua në orën 04:34 sipas kohës lokale, ishte rreth 4 kilometra në veri-perëndim të zonës së qytetit të Ohrit në thellësi  prej 5 kilometrash.

Përpos Ohrit me rrethinë, tërmeti u ndje edhe nga banorët në zonat kufitare me Shqipërinë dhe në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar.

Continue Reading

Trending