Connect with us

Kosovë

Qeverisë i jepet afat deri më 5 shtator për të ekzekutuar pagat

Published

on

Mosekzekutimi i plotë i pagave për punonjësit e sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale, ka qenë shqetësimi kryesor i Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e mbajtur të enjten pasdite.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Ekonomia Online, se përgatitjet për fillimin e ri shkollor janë bërë nga komunat e Kosovës por që shkaku i grevës kjo nuk ka ndodhur. Ai ka adresuar kritika ndaj palëve, për të cilët tha se nuk po dialogojnë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje.

Pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati sa i përket pagesës së pjesshme ndaj shërbyesve civil në nivel lokal, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ftoi Këshillin e Kryetarëve për një takim urgjent. Takimi është mbajtur dje ku përfaqësuesit e 22 komunave të Kosovës kanë marrë pjesë, dhe në atë takim të gjithë kryetarët kanë shprehur një shqetësim të sinqertë sa i përket situatës së krijuar. Gjithë kryetarët janë deklaruar një zëri se përgatitjet sa i përket fillimit të ri shkollor kah aspekti teknik dhe në kuadër të kompetencave të komunave janë kryer dhe e kanë mirëpritur fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo për shkak të situatës së krijuar të grevës, 1 shtatori nuk ishte ditë feste për nxënësit që të ulën në bankat shkollore”, tha Ibrahimi.

Nga ky takim, Ibrahimi ka thënë se nivelit qendror i kanë dhënë afat deri më 5 shtator që të ekzekutohen pagat, në të kundërtën, do të ndërmarrin hapat tjerë ligjorë.

Shqetësim ishte edhe pagesa parciale e pagave ndaj shërbyesve civil. Duhet theksuar që në nivelin lokal, pagë nuk kanë pranuar as kryetarët e Komunave, as nënkryetarët, as drejtorët komunal e as zyrtarët tjerët komunal. Pagë nuk kanë pranuar as punonjësit e Qendrave për Punës Sociale e kështu më radhë. Pra ky është një dallim që është bërë nga niveli qendror dhe ky dallim në paga po ndodh për herë të parë në Kosovën e pasluftës. Kryetarët kanë bërë thirrje që deri më 5 shtator, pagat të dalin, përndryshe kryetarët e Komunave janë zotuar që do të mbajmë edhe një takim dhe do të shohim për veprimet e mundshme ligjore”, tha ai.

Sipas tij, ka presion të madh nga niveli qendror drejt nivelit lokal për listat e grevistëve.

Ibrahimi ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të dialogojë me palët e përfshira në këtë rast.

Është obligim i kryeministrit të fillojë dialog, nëse ministrat e kësaj Qeverie nuk janë të denjë t’i zgjidhin këto probleme dhe me arrogancën e tyre, e “qojnë ujin në mulli të turbullt”, atëherë kryeministri duhet të reagojë sepse e ka e obligim institucional që ta mbajë qetësinë publike në Kosovë”, ka thënë ai.

Greva e përgjithshme e punonjësve të sektorit publik ka nisur më 25 gusht. Në grevë kanë hyrë mësimdhënësit e nivelit parauniversitar, çerdhet dhe shërbyesit civilë./EO

Kosovë

Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Published

on

Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që e ka kërkuar në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raportojnë mediat lokale në Kosovë.

Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.

Por, disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke mos u pajtuar me votëbesim.

Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

“Unë kam zgjedhur të dalë para jush, jo sepse e kam të lehtë, por sepse e ndjej të domosdoshme, sepse kam besuar gjithmonë se njeriu nuk matet kur gjithçka shkon mirë, por kur duhet të flasë edhe atëherë kur fjala i dridhet”, ka thënë Abdixhiku gjatë fjalimit të mbajtur të shtunën para Kuvendit partiak.

Ai ka thënë më herët gjatë së shtunës se Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe rrjedhimisht ai vendos për gjithçka.

“I siguroj të gjithë anëtarët LDK-së që nga ky debat do të dalim edhe më të unifikuar, edhe më të fortë, e më të gatshëm për të ardhmen më të mirë që na pret përpara. Me shumicë votash e përcaktojmë fatin tonë politik”.

Pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i ka zhvilluar punimet me dyer të mbyllura.

Anëtari i kësaj partie, Avdullah Hoti e ka shpallur ditë më parë kandidaturën për kryetar të partisë, por të shtunën duket se ka pasur diskutime vetëm për performancën e Abdixhikut.

Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova.

Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Rinumërimi i votave u përmbyll në 34 komuna

Published

on

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani (29.01.2025 13:11),  janë rinumëruar 89,21 % e vendvotimeve apo 2 mijë e 281 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë në total.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  procesi i rinumërimit është përmbyllur në 34 komuna.

Bazuar në dinamikën e procesit, rinumërimi mund të përfundojë pasditen e sotme, ose më së voni të premten, më 30 janar 2026.

Continue Reading

Kosovë

Prokuroria në Prizren thotë se të dyshuar të tjerë po intervistohen mbi dyshimet për manipulim të votave

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të enjten se një grup i dytë i të dyshuarve është duke u marrë në pyetje si pjesë e hetimit të zgjeruar mbi dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit – të cilat nxitën rinumërim të plotë të votave.

Në njoftim në Facebook, Prokuroria theksoi se mori informacione shtesë lidhur me dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës pas rinumërimit të votave në Prizren.

Ajo nuk tregoi për numrin e të dyshuarve që janë duke u marrë në pyetje në stacionin policor në rajonin jugor të vendit, por tha se ata dyshohen për vepra penale si, shkelja e të drejtave të votimit, korrupsioni zyrtar, si dhe shkelja e detyrës zyrtare.

Ky është operacioni i dytë që autoritetet për zbatim të ligjit e ndërmarrin në Prizren – vendin ku dyshohet se ka pasur më së shumti manipulim votash – pasi javën e kaluar i ndaluan mbi 100 të dyshuar.

Nga mbi 100 të ndaluar në atë aksion, 22 komisionerë dhe një vëzhgues u dërguan në paraburgim për një muaj.

Dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të dhjetorit kanë hedhur dyshime serioze mbi procesin zgjedhor, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta bëjë rinumërimin e plotë të votave, pasi kishte gjetur mospërputhje të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.

Komisioni bëri të ditur ditë më parë se pret ta përfundojë rinumërimin në fundjavë, pasi tashmë janë rinumëruar rreth 90 për qind e votave.

Rinumërimi në Prizren ka përfunduar tashmë dhe ai tregon një dallim në votat për kandidatët për deputetë para dhe pas rinumërimit.

Të paktën katër kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës u janë hequr nga mbi 2.000 votat secilit në këtë komunë, përfshirë njërit mbi 6.000, pasi komisioni vërtetoi në rinumërim se atyre u ishin shtuar votat e paqena.

Edhe kandidatëve nga partitë e tjera si ajo në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u janë hequr vota pas rinumërimit në këtë komunë, por në numër diçka më të vogël.

Operacioni i ri në Prizren vjen po ashtu një ditë pasi 15 kryesues zgjedhorë u ndaluan për 48 orë gjatë një aksioni të ngjashëm në Malishevë. Në shënjestër të aksionit në këtë komunë në pjesën qendrore të Kosovës ishin 18 kryesues dhe 50 komisionerë që kishin marrë pjesë në numërim të votave të zgjedhjeve të dhjetorit.

Ndërkohë, përveç Prizrenit dhe Malishevës, autoritetet janë duke kryer hetime edhe në Ferizaj e Drenas.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit i fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit duke marrë mbi 51 për qind të votave.

Rinumërimi nuk pritet të ndikojë në rezultatin e partive dhe Kurti mund ta formojë qeverinë e re pas certifikimit të rezultateve përafërsisht në fillim të shkurtit.

Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.

Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending