Connect with us

Kosovë

Albulena Haxhiu për Prokurorinë: Përndjek aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj mbajtjes nën arrest të aktivistes Neri Ferizi, e cila u arrestua të enjten gjatë protestës kundër vrasjes së grave.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Prokurorinë, duke thënë se po i toleron kriminelët e të korruptuar, ndërkaq po i përndjek aktivistët.

Sipas saj, aktivistët kanë të drejta dhe liri të plota për të protestuar.

“Prokurori që përndjek aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit. Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni”, ka shkruar Haxhiu.

Në protestën e organizuar pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-burri i saj është arrestuar aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi.

Ajo është arrestuar nën dyshimin se ka hedhur mjete zjarrvënëse në drejtim të objektit kryesor të Qeverisë së Kosovës./Koha

Kosovë

Sulmi në Banjskë: Dy terroristë dënohen me burgim të përjetshëm kurse i treti me 30 vjet burgim

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin për rastin Banjska, sipas të cilit  Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq u dënuan me burgim të përjetshëm kurse Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.

Që të tre terroristët u dënuan sipas akuzës për sulmin e armatosur në komunën e Zveçanit, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Spasojeviq, Tolliq dhe Maksimoviq janë pjesë e një grupi prej 45 individëve, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë pas sulmit në pjesën veriore të Kosovës. Në krye të këtij grupi terrorist, që sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale kishte synim që ta ndanin veriun nga Kosova, ishte Millan Radoiçiqin, asokohe nënkryetar i Listës Serbe.

Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, gjendet në Serbi ku në tetor të vitit 2023 u mor në pyetje nga Prokuroria e Serbisë si i mbrojtur në liri.

Autoritetet në Kosovë insistojnë që Serbia ta dorëzojë Millan Radojçiqin dhe të akuzuarit e tjerë për këtë sulm, ashtu që të përballen me drejtësinë.

Continue Reading

Kosovë

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e konflikteve në botë.

Për marrëveshjen votuan 103 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Haxhi Avdyli nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes është hap me rëndësi strategjike për vendin.

“Anëtarësimi është një vendim i rëndësishëm politik, dhe strategjik që e pozicionon vendin tonë si kontribuues aktiv në ndërtimin e paqes globale dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha ai.

Edhe partitë opozitare thanë se anëtarësimi i Kosovës në këtë bord është në interes të vendit.

“Anëtarësimi është interes i lartë shtetëror, forcon sigurinë ndërkombëtare, orientimin euroatlantik të Kosovës dhe konsolidon aleancën me SHBA-në”, tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Elmi Reçica.

Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, tha se Kosova po shndërrohet në eksportuese të stabilitetit, duke shtuar se kjo është mundësi për vendin që të formësojë imazhin në botë.

“Ne nuk po votojmë thjesht për një anëtarësim, po votojmë për dinjitetin e shtetit tonë, për jetësimin e miqësive tona të shenjta”, tha ai.

Ndërkaq, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se anëtarësimi në nismën e presidentit Trump, është dëshmi se vendi po garanton siguri dhe po forcon miqësinë me SHBA-në.

“Vetë ky anëtarësim dhe votimi i sotëm është një garanci për Kosovën”, tha ajo.

Çfarë është Bordi i Paqes?

Më 22 janar, është themeluar Bordi i Paqes gjatë një ceremonie të mbajtur në Davos të Zvicrës.

Bordi u lansua nga presidenti amerikan, Donald Trump, si një trup i ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte ndër themelueset e Bordit të Paqes dhe e ka përkrahur plotësisht nismën e Trumpit.

Ky trup i ri fillimisht ishte i përqendruar në zbatimin e marrëveshjes për përfundimin e luftës Izrael-Gazë, ashtu siç është miratuar nëntorin e vitit të kaluar me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Bordi do të udhëhiqet nga Trumpi, ndërkaq ai do të ketë edhe Bordin Ekzekutiv ku janë emëruar si anëtarë: sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, miliarderi Mark Rowan, biznesmeni amerikan Ajay Banga dhe këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Robert Gabriel. Ndërkaq, Nickolay Mladenov, politikan bullgar do të jetë përfaqësues i Bordit të Paqes në Gazë.

Ndërkaq, si mekanizëm i Bordit të Paqes është krijuar edhe Forca Ndërkombëtare Stabilizuese, përmes së cilit Kosova do të dërgojë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Kjo forcë për Gazën është pjesë e planit 20-pikësh të Trumpit për të arritur paqe në Gazë.

Plani është pranuar në tetorin e vitit të kaluar nga Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Lufta në Gazë nisi në tetor të vitit 2023, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, kur u vranë mbi 1.200 njerëz në Izrael dhe mori qindra pengje.

Sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë shkaktuan mijëra të vrarë, krizë urie dhe dëme të mëdha infrastrukturore.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dërgimin e trupave, ndërkaq më pas ushtruesja e presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka autorizuar dërgimin e FSK-së në Gazë.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Vdes një person në Gjakovë, ra nga ndërtesa ku po punonte

Published

on

Një person ka vdekur në Gjakovë, pasi ra nga një ndërtesë e lartë ku po punonte. Lidhur me këtë rast Prokuroria është duke e intervistuar një të dyshuar, thanë nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënëses së Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, viktima është e moshës madhore dhe autoritetet u njoftuan për ngjarjen rreth orës 17:00.

“Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Njoftimi për vdekjen e një punëtori në Gjakovë vjen në kohën kur Inspektorati Qendror i Punës po zhvillon një aksion në nivel vendi që synon rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Më 16 prill nisi aksioni 15-ditor i inspektimeve në vendet e punës, teksa deri më tani gjatë këtij viti – përfshirë edhe rastin e fundit në Gjakovë – në Kosovë kanë humbur jetën nëntë persona në vendin e punës.

Aksioni po zhvillohet në sektorë me rrezikshmëri të lartë, përfshirë ndërtimtarinë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qëllimi i aksionit është rritja e respektimit të kushteve të sigurisë në punë, në veçanti në sektorët me rrezik të lartë, ku më herët janë raportuar shqetësime për kushtet e punës.

Sipas Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, punëdhënësit janë të obliguar të sigurojnë kushte të sigurta pune, përfshirë trajnimin e punëtorëve dhe përdorimin e duhur të pajisjeve.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending