Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, zyrtarisht sot ka vizituar Komunën e Ferizajt, për herë të parë qëkur u emërua si ministër në qeverinë Haradinaj....
Në sheshin “Adem Jashari” të Ferizajt ishin mbledhur dhjetëra fëmijë, të cilët përmes disa aktiviteteve kulturore e artistike, sot po e festonin ditën ndërkombëtare të lumturisë. ...
Demokracia Studentore, sot ka organizuar protestë me kërkesë për ndalje të punësimeve të paligjshme, që sipas kësaj organizate, po bëhen në Universitetin e Shkencave të Aplikuara...
Instrument kyç për funksionimin e një shoqërie demokratike është transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve para publikut për veprimet dhe shpenzimet e veta. Mekanizëm ligjor që e...
Sonte në teatrin “Adriana”, do të shfaqet shfaqja “Shkumsi”, i regjisorit Naser Shatrolli, në të cilën trajtohen çështja e kufijve të Kosovës, izolimi i qytetarëve, me theks të...
Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka shpallur zgjedhjet e mbrendshme mbrenda kësaj partie, por gjatë këtyre ditëve ky subjekt do ta bëjë të qartë...
62% e qytetarëve të Kosovës janë kundër ndërprerjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë një hulumtim i bërë nga instituti “Ridea”, i cili kishte qëllim marrjen e qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me skenarët rreth dialogut Kosovës-Serbi. Në këtë hulumtim, iu cili sot iu prezentua partive politike të Ferizajt, thuhet se qytetarët janë përgjigjur...
Pas dëshmisë maratonike treditore në gjykimin kundër Faik Gaincës, në pyetjet e parashtruara me elegancë nga kryetari i gjykatës Sahit Krasniqi, dëshmitari Skender Baftiu, e pranoi se takimi i komisionit i datës 9 Gusht 2017 ishte bërë ekskluzivisht vetëm për t’ju kthyer përgjegje me shkrim peticioneve të qytetarëve, ndërkaq në dokumentin zyrtar të prodhuar nga ky komision, që bartë të njejtën datë, konfirmohej se ishte kryer edhe rishqyrtimi i tyre. Kjo datë figuron edhe në aktakuzë si dita kur mund të ketë ndodhur keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e drejtorisë së Urbanzimit të Ferizajt. “Atë farë draftin e PZHK-së, ju e keni aprovuar në këtë mbledhjen e datës 09.08.2017, është aprovua a?”-pyeti Gjykatësi Krasniqi. “Në këtë datë ne veç u kemi kthyer përgjigjje peticioneve, mbledhja u kanë vetëm me u’a kthy përgjigjen peticioneve”, dëshmoi...
Në vazhdimin e gjykimit të ish-drejtorit të urbanizimit, Faik Grainca, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim, po vijnë duke u shtuar provat se gjatë miratimit të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt në vitin 2017, janë bërë shkelje të shumëfishta të procedurave ligjore nga ana e autoriteteve komunale për planifikim hapësinor. Sot doli në pah edhe shkelja e radhës, kur kërkesa e Izer Ramadanit, banor i rrugës Astrit Bytyqi, nga ana e dikujt në drejtorinë e urbanizmit i ishte bashkangjitur peticionit të Arben Kurteshit dhe ishte shmangur nga renditja në raportin final të shqyrtimit të ankesave të komisionit komunal...
Sot janë bërë 29 vjet kur me nismën e Anton Çetës në Kosovë nisi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që asokohe si dukuri kishte shtrirë rrënjë shumë thellë anembanë vendit. Përvjetori i aksionit fisnik u shënua edhe në Ferizaj, ku veprimtarë e anëtarë të këshillit të dikurshëm lokal të pajtimit , thanë se viti 1990 ishte viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar: “Viti 1990 shënoi një nga ngjarjet më të...
Qytetarët e Ferizajt të cilët kanë biçikleta, nga sot do të mund t’i parkojnë ato në lokacionet e caktuara publike pa pagesë. Janë të rinjtë e organizatës Sky- klub, të cilët kanë vendosur që idenë e tyre për vendparkingje të biçikletave në qendër ta bëjnë realitet. Ata thonë se kështu i nxisin qytetarët që të përdorin biçikletat më shumë se veturat...
Video-analizë e procesit gjyqësor në Ferizaj (I) – Peticioni i fshehur Duke parë interesimin e madh të opinionit për rrjedhën dhe epilogun e gjykimit që...