Të pakënaqurit e degës së LDK-së me procesin zgjedhor të kësaj partie në Ferizaj, u detyruan t’i ftojnë mediat për t’i treguar problemet me të cilat ballafaqohen. Në pamundësi për tu takuar me kryetarin e kësaj dege, ky grup në krye me Sahit Krasniqin, akuzuan Muharrem Sfarqën për manipulim të zgjedhjeve, uzurpim të partisë si dhe për prishje te rendit nëpër kuvende te nëndegëve. “Vetë fakti që ne jemi në selinë e partisë do të thotë ne jemi që problemet të zgjidhen këtu, ne kemi mujt me organizu kudo një konferencë, po jemi përcaktu këtu që edhe ky është një mesazh që angazhimi jonë është për LDK-në. Por e e kemi të pamundur që me obligu ose me detyru kryetarin me qenë pjesë e bisedimeve, do të thotë ai si e ka marr vesh që ne po vijmë sigurisht ka dalë, nuk e di ku ka shku, domethënë nuk kemi një adresë të caktume edhe ne prapë do të kërkojmë që nesër të kemi takim të kryesisë. Nuk e di a do ta mbajmë se nuk varet prej neve, unë e thashë që ne i kemi drejtu ankesat në kryesinë qëndrore të komisionit. Të paktën ata janë të informuar për procesin. Për çështje të tjera, ata duhet normalisht me e thirrë kryetarin, me thirrë edhe nënkryetarin, ndoshta...
Drejtoresha e Administratës komunale në Ferizaj, Aurora Ramadani, në një konferencë me gazetarë ka njoftuar publikun se procesi i zgjedhjeve nëpër fshatra dhe zona urbane të këtij qyteti tashmë ka përfunduar. Sipas saj, ky proces zgjedhor i realizuar në bazë të rregullores për bashkëpunimin e komunes me fshatra, vendbanime dhe zona urbane, konisderohet si njëri nga sukseset më të mëdha të punës së kësaj drejtorie. Ramadani tha se me këto zgjedhje përfundimisht komuna e Ferizajt ka zgjidhur problemin e komunikimit mes pushtetit dhe qytetarit. “Në bazë të rregullores pritet që këta kryetar të fshatrave fillimisht duhet ta zgjedhin këshillin e fshatit dhe në bazë të një udhëzimi administrativ i cili ka hyrë në fuqi me 28 qershor -parashihet që këta kryetar të mbajnë 6 mbledhje obligative gjatë tërë vitit me komunën, ku do të raportojnë si dhe për të gjitha kërkesat që kanë banorët e fshatrave apo lagjeve që i përfaqësojnë”, – tha Ramadani. Në pyetjen se ka arritur numri i punëtorëve në këtë administratë të angazhuar me kontratë në vepër, Aurora Ramadani tha se kjo kategori punëtorësh...
Profesori i muzikës Kenan Bytyçi, tash e tutje orën mësimore të perkusionit do ta zhvillojë i përgatitur “top” me pajisje muzikore, falë donacionit të Julia Wagner nga Zvicra, një mikeshe të shkollës muzikore “Çesk Zadeja”. Donatorja zvicrane ishte përkujdesur që kësaj...
Gjersa policia me efikasitet po i gjobitë parkuesit ilegal në rrugën “Zenun Beqa”, kamionët, armatura dhe bllokat në afërsi, që e kanë zënë peng rrugën “Lidhja...
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Ferizajt, ishte paraparë që të miratohet edhe rregullorja për percaktimin e orarit te bizneseve, mirëpo, kjo pikë e rendit të ditës u tërhoq nga ekzekutivi, me arsyetimin se i duhet edhe nje përgatitje më e thellë. Por ky arsyetim nuk ishte i mjaftueshëm për këshilltarin komunal Nehat...
Kuvendi komunal i Ferizajt me shumicë votash miratoi sot kornizën afatmesme buxhetore për vitin 2020-2022. Këtë dokument, që parasheh projektet me financa të planifikuara për këtë...
Aktivistë të shoqërisë civile të udhëhequr nga OJQ “INPO”, përmes protestës kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit për të ndërtuar parking publik në parcelën e gjelbërt të ish – çerdhes publike në Ferizaj. Protestuesit me pankarta në duar, protestën e nisën nga parku i çerdhes së vjetër, për të marshuar...
Mbi 8 mijë banorë të një pjese të qendrës së qytetit nuk do ta kenë më kënaqësinë e të jetuarit në afërsi të zonës së gjelbër,...
Tre persona morën lëndime pasi nje kamion transportues godet veturën e tyre në udhëkryqin afër shkollës” Tefik Çanga” pasditën e sotme. Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ndodhi...
Ish sekretarja e shtetit amerikan, zonja Medllin Ollbrajt e nderoi popullin e Kosovës me pjesëmarrjen e saj në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të vendit....
Është vetëm 10 kilometra larg qytetit, por fshati Rahovicë i Ferizajt ka vite që nuk ka gëzuar investime nga dora e pushteteve. Ky fshat me afro...
Me fillim të muajit maj, drejtori i infrastrukturës së Ferizajt, Arbër Bytyqi, kishte premtuar se rruga “Medllin Olbrajt” brenda dy javësh do të bëhej me asfalt....